2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërimet e serbëve për protestë në Jarinjë, Musliu: Skenari i vitit 2008 mund të ndodh sërish

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka rikujtuar sulmin që kishte ndodhur në pikën kufitare me Serbinë, Jarinjë më 19 shkurt 2008.

Musliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky skenar mund të përsëritet sërish.

“Një sulm ndaj pikës kufitare është paralajmëruar përmes organizimit të një “proteste”. Nëse kjo ndodh, përgjegjësia nuk është vetëm e Vuçiqit, por edhe e atyre që ende e konsiderojnë faktor paqja.

Kosova nuk është vetëm për t’i vënë kushte që të plotësohen standardet integruese evropiane; nuk është vetëm për t’i kërkuar edhe të drejta për qenët në rrugë sesi duhet të trajtohen …”, ka shkruar Musliu.

Ai ka thënë se shqiptarët e dinë që çlirimi i Kosovës dhe shqiptarëve janë projekt i së drejtës historike të lirisë kundrejt barbarisë.

“Për këtë i jemi mirënjohës të gjithë miqve.  Por, ky projekt, i së drejtës së lirisë kundër barbarisë duhet të mbrohet!”, ka shkruar Musliu.

Tutje Musliu në Twitter, ka shkruar se mijëra serbë të krahu të djathtë të lidhur me Rusinë sot në orën 13:00 kanë deklaruar se do të vijnë për të hequr  pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img