Trashësia e borës mund të arrijë nga 5 deri në 10 cm.
Sipas i Instituteve Hidrometeorologjike të vendeve fqinje të Kosovës, në viset më të larta sasia e borës do të rritet mbi 10 cm, transmeton lajmi.net.
Po ashtu pritet të ketë stuhi të fortë ere lokale nga veriperëndimi dhe krijimi i shtresave të forta të borës, sidomos në viset malore, thuhet në paralajmërim.
Temperatura më e ulët do të jetë 1 gradë ndërsa ajo me e larta do të arrijë në rreth 4 gradë.
Paralajmërim: Nesër borë deri në 10 cm
Nesër dhe gjatë natës ndërmjet së mërkurës dhe enjtes, në viset e ulëta të vendit tonë priten reshje të borës.