1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Paradoksi i Kosovës, ka mjekë të papunë dhe nevojë për mjekë

Një nga problemet më të mëdha, me të cilën po ballafaqohet Kosova, është ikja e mjekëve. Por këtu qëndron një paradoks – sipas Odës së Mjekëve arsyeja kryesore për largimin e mjekëve është papunësia, ministri Vitia është ankuar për mungesë të tyre e Kurti ka bërë thirrje që të kthehen përkohësisht ata që janë në diasporë.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka thënë se në regjistrin e OMK-së janë të deklaruar 446 mjekë të papunë dhe sipas pyetësorëve arsyeja kryesore që largohen mjekët nga Kosova është papunësia.

“Në regjistrin e OMK janë të deklaruar, deklarata individuale nën betim, 446 mjekë të papunë. OMK në vazhdimësi, përmes pyetësorit  të plotësuar nga mjekët që largohen, monitoron arsyet e largimit të tyre nga Kosova. Për vitin 2022 ky sondazh ka treguar se arsyet kryesore janë papunësia, kushtet e punës dhe e treta pagat. Sa i përket kolegëve të larguar nga Kosova, ky numër është 211”, tha Sejdiu për Express.

Mirëpo, për të shtuar numrin e mjekëve në institucionet shëndetësore në Kosovë, kryeministri Kurti kishte bërë një thirrje për t’u kthyer përkohësisht në Kosovë.

“Ju inkurajoj që të ktheheni dhe të gjeni veten në Kosovë. Mërgimtarë e kemi edhe ministrin Dr. Latifi, ai është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Me këtë thirrje, Kryeministri Albin Kurti kishte tentuar t’i bindte mjekët nga diaspora që të kthehen të punojnë në Kosovë, përkohësisht, duke shtuar edhe disa lehtësime.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia para disa ditësh tha se në Kosovë ka numër të vogël të mjekëve për kokë banori.

“Ngrihen shqetësime sa i përket qasjes në shërbimet shëndetësore të popullatës. Prandaj Ministria e konsideron pagesën e specializantëve me vetëfinancim si çështje me prioritet për vendin… Numri i kuadrove profesionale shëndetësore në vend është shumë i ulët në krahasim me disa vende të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik dhe vendeve të rajonit. Sipas analizave që konstatojnë numrin e vogël për kokë banori, ngrihen shqetësime për sa i përket qasjes në shërbime shëndetësore të popullatës. Pos kësaj edhe vendet tjera ka një kohë që përballen me këtë problematikë ndaj së cilës kanë ndërmarrë hapa për të rritur numrin e mjekëve përmes stimulimit dhe krijimit të një ambienti tërheqës për ta. Nën ndikimin e këtyre masave, Kosova po ndikohet drejtpërdrejt me ikjen e kuadrove shëndetësore”, ka thënë ai.

Për mungesën e mjekëve, Vitia ka shprehur edhe një shqetësim tjetër. Ai përmendi edhe kalimin e mjekëve nga sektori publik në atë privat për shkak të “kërkesave joshëse”.

“Fatkeqësitë kur kërkesa është e madhe dhe oferta është e vogël kemi situata të tilla. Përveç ikjes së mjekëve nga Kosova në vende e huaja kemi edhe një problem që disa profesion që janë deficitar po kalojnë në privat. Kjo po ndodh për shkak të numri të vogël të tyre dhe kërkesës së madhe që po u bëhen po ashtu ka kërkesa shume joshëse që i bindin të kalojnë nga sistem publik në atë provat”, tha Vitia.

Vlera e koeficientit për stafin shëndetësor

Motiv për mjekët për të qëndruar në sektorin publik, Vitia përmendi edhe vlerën e koeficientit të përcaktuar nga qeveria.

“Po është e vërtetë, jemi duke u përballur me mungesën e anesteziologëve, jo infermierëve në atë shkallë, mirëpo në anën tjetër po na brengos edhe neve si MSH dhe qeveri në total ikja e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit. Në këtë drejtim jemi munduar edhe në raport me koeficientët tani, mendoj  që profesionistët shëndetësorë kanë përfituar më së shumti nga çdo kategori tjetër dhe kjo është një nga ajo që po mundohemi që ta bëjmë, që ta bindim stafin shëndetësor që të mos largohen nga vendi”, tha Vitia.

Por të pakënaqur me koeficientin janë infermiereët, mjekët që punojnë në MSH, laborantët e lartë mjekësor dhe Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, pasi të njëjtit kanë dërguar ankesa te Avokati i Popullit.

Këtë e ka konfirmuar për Express Institucioni i Avokatit të Popullit përmes një përgjigje me shkrim.

“Ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm, si nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, auditorë të brendshëm, zyrtarët komunal të arsimit të Komunës së Prizrenit, Shoqata sindikale e shërbimit sprovues të Kosovës, Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), infermierët, mjekët që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, laborantë të lartë mjekësor, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror Zgjedhor, Qendra për pajisje të dokumenteve, Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Ekspertët në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, etj”, thuhet në përgjigje.

Sa paguhen mjekët me vlerën e re të koeficientit?

Në ditën që u zbulua vlera e koeficientit, Kurti tregoi edhe se sa do të paguhen bruto profesionistët shëndetësorë.

Mjeku specialist do të paguhet 659 euro; mjeku i përgjithshëm do të paguhhet 565 euro, kreyinfermieri në QKUK dhe spitale rajonale do të paguhet 471 euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img