Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë në 28 nëntor të vitit 1443 dhe bëri bashkë shqiptarët në luftën për bashkim.
Po ashtu edhe sot i priu dhe paradës në Tiranë.
Me veshjen e heroit kombëtar i hipur mbi kalin e bardhë përshkroi bulevardin nga sheshi Nënë Tereza.
Pas tij diasporës e Amerikës me simbolet e tyre. shqiptarët e angazhuar në policinë e New Jorkut u bënë po ashtu pjesë të shoqëruar me tingujt shqiptar
Me valle e këngë trojet nga Presheva, Ulqini, Tetova, e Kosova marshuan me këngët e trevave e me veshjet unike të tyre të ruajtura me fanatizëm
Nuk munguan tupanët.
Radhën e kishin qytetet brenda kufirit shtetëror.
Paradës nuk mundet t’i mungonte plaku i urtë i Vlorës dhe ministrat e tij.
Tirana u përfaqësua me trupën e saj.
Gjithçka vijoi me prezantimin e kryeqytetit të sotëm.
Ceremoniali u mbyll me arbëreshët si qershia mbi tortë me traditat që i kanë ruajtur me fanatizëm për më shumë se 5 shekuj.
Të vegjël e të rritur ndoqën paradën, por edhe dhanë urimet e tyre.
Nuk munguan as të huajt.
Me dorë në zemër dhe me nderime ushtarake në shesh u ndoq ngritja e flamurit kombëtar.