Site icon PrishtinaPress

Parada e Kurtit me oligarkun Luca krijon debat te VV, Boiken Abazi e kritikon publikisht

Parakalimi i Albin Kurtit përkrah Edi Ramës dhe biznesmenit Gjergj Luca duket se ka krijuar përçarje në radhët e Vetëvendosjes. Sot pas takimit mes dy qeverive dy kryeministrat kanë shtëtitur në sarajet e Lucës duke parë investimet e tij në periferi të Elbasanit. Këtë video e shpërndau vetë Edi Rama në Facebook. Ajo fillon me thirrjen e Ramës: “O Albin hajde se po të pret Gjergji”. Dhe Kurti i bashkohet shefit të qeverisë dhe biznesmenit i cili i flet Ramës me një gjuhë shumë jo formale: “me le o vlla me fol tani”.

Parada e dy kryeministrave me pronarin e kompleksit u mbyll me fjalet e ketij te fundit: “Une jam anetari me i ri i Vetevendosjes”.

Por ky marshim i kreut të Vetëvendosjes përprah pushtetit të parasë e çuditur ish kreun e kësaj lëvizjeje për Shqipërinë, Boiken Abazi i cili habitet se puna ka arritur deri në pikën që një oligark të dojë të bëhet pjestar i Vetëvendosjes.

“Gjergj Luca, oligarku monopolist paska thënë sot se po anëtarësohet në Lëvizjen VETËVENDOSJE, pas turit që Rama i bëri Kurtit në “kështjellën” e Lucës në Elbasan. Tani ka mbetur pa u anëtarësuar në Lëvizje edhe Çet Kastrati dhe Samir Mane dhe plotësohet mozaiku. Por mbase Rama nuk ia kishte shpjeguar Kurtit se si e ka ngritur Luca perandorinë e tij, e mbase as nuk i ka treguar se si Luca na ofendonte të gjithëve, bashkë me Kurtin, para shumë pak kohësh, e si i shfrytëzon punëtorët e i detyron të votojnë për Ramën. Por, si i thonë fjalës, paraja e hedh ujin përpjetë, e jo më “bindjet” e Lucës, që tani e sheh Kurtin si €€€”-ka shkruar ai.

Exit mobile version