Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në facebook, ku shihet bashkë me presidentin Rugova, fotografia është realizuar sot 31 vjet më parë.
Advertisement
Haziri në përshkrimin e fotografisë kujtoi se Forumi i Rinisë së LDK-së u themelua në ditën e kryengritjes së rinisë shqiptare në Kosovë më 11 mars.
Tutje, Haziri kujtoi edhe 2 korrikun e 1990-ës që shënon një akt politiko-juridik të shqiptarëve ku nxorën. Deklaratën Kushtetuese.
I pari i Gjilanit gjithashtu tha se pas 11 marsit 1990 populli u organizua për rezistencë paqësore dhe bëri kryengritje që me mjetin e luftës për Liri të vijë deri te Pavarësia.
“Jo rastësisht Forumi i Rinisë u themelua në ditën e kryengritjes se Rinise shqiptare në Kosovë, me 11 mars, për t’u pasuar me ditën e bardhë të Republikës si kërkesë sublime me 2 korrik 1990 – de facto, dhe 17 shkurt 2008 – de jure. Krenar me Brezin e Republikës, i cili nga 11 marsi 1990 u organizua për rezistencë paqësore aktive dhe u kryengrit me mjetin e luftës për Liri, Pavarësi e Demokraci!”, shkroi Haziri.
PostAdss