Ka nisur takimi mes kryediplomatit Josep Borrell dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel.
Pas Kurtit, Borrelli pret presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më pas pritet të ndodhë takimi i përbashkët.
Borrell mbrëmë ka deklaruar se duhet të ndodhë de-përshkallëzimi i situatës.
Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë se nga 22 nëntori do të nisin shqiptimin e gjobave prej 150 euro për shoferët në veri që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme/Prishtinapress/