0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“Para të GEN’it për fushatën e Kurtit”, Kryeziu: Pretendime të pavërteta të portalit slloven

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka demantuar shkrimet e portalit slloven “Prava”, e cila ka zbuluar të dhëna të reja ku pretendohet se rreth 100 milionë euro u shpërlanë nga kompania GEN I me ‘kontabilitet kreativ’ në mesin e tyre i përfshirë edhe diplomati kosovar, Martin Berishaj. Mediumi Prava ka bërë edhe një ndërlidhje mes transaksioneve të GEN-I dhe fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm në rrafsh supozimi dhe pa ndonjë informacion konkret.

Kryeziu thotë se themeluesi i këtij portali është një “pseudogazetar” që deri vonë ka punuar organizatë lajmesh e ekstremit të djathtë.

“Luka Pers, njëri ndër themeluesit e portalit Prava, është një pseudogazetar që ka punuar deri vonë për Nova24TV, organizatë lajmesh e ekstremit të djathtë. Portali është aq i parëndësishëm sa që mezi e gjen online. Shpërndarja e këtij “lajmi” nga një portal aq i dyshimtë në disa prej portaleve tona, pa ndonjë verifikim të historikut të Prava dhe profilit të Luka Pers, është në rastin më të mirë jo profesionale dhe jo etike. Sidomos kur dihet se në vitin 2021, llogaria e Luka Pers në Tëitter është suspenduar pikërisht për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme”.

Kryeziu ka kritikuar partitë opozitare se një lajm të tillë po e bëjnë temë. 

“E trajtimi nga partitë opozitare i një “lajmi” të tillë si temë nacionale, është më së paku shterpërsi opozitare. Dhe për fund, pretendimet e një portali të themeluar nga një pseudogazetar që ka punuar në një organizatë lajmesh të ekstremit të djathtë, llogaria në Tëitter i të cilët është suspenduar për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme, patjetër se janë të pavërteta”, ka shkruar ai.

Për këtë rast, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria sqarim, ndërsa ka thënë se duhet të shkarkohet ambasdori Berishaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img