Site icon PrishtinaPress

Para të falsifikuara në treg, Policia konfiskon monedhat e dyshimta në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj dhe Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar disa para të falsifikuara të cilat ishin duke qarkulluar në treg.

Rastet e konfiskimit të parave kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë, Ferizaj dhe Rahovec.

Lidhur me rastet Policia ka nisur hetimet.

Më poshtë gjeni rastet e ndara sipas raportit të Policisë:

Fushë Kosovë 21.07.2023 – 09:40. Ankuesi m/k zyrtar i bankës, ka informuar se nga klient janë deponuar 450 euro para të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë (NN) 21.07.2023 – 10:00. Ankuesja f/k zyrtare e bankës, ka informuar se nga klient janë deponuar 110 euro para të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë (NN) 21.07.2023 – 13:00. Ankuesja f/k zyrtare e bankës ka informuar se nga klient është deponuar një monedhë prej 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 21.07.2023 – 09:10. Ankuesja f/k, zyrtare e bankës, ka informuar se nga klient është deponuar një kartëmonedhë prej 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Rr. Mulla Cufa, Rahovec 21.07.2023 – 13:50. Ankuesja f/k zyrtare e bankës ka informuar se nga klient janë deponuar 34 euro para metalike të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.


Ndryshe, edhe më herët Policia ka konfiskuar para të falsifikuara në treg.

Exit mobile version