Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq më 13 prill do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.
“Shpresoj të kem biseda të hapura e t’i paraqes qëndrimet e Serbisë. Do të luftoj për vendin tonë me tërë forcën. Por, njerëzit në Serbi duhet ta dinë se qëndrimet e Merkelit për Kosovën janë krejtësisht të kundërt me qëndrimet tona”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiç në prag të këtij takimi
Ai ka shtuar se këto janë qëndrime të të gjithëve, pos pesë vendeve të BE-së dhe se në to Gjermania e Franca kanë peshën specifike.
“Me rëndësi është ta ruajmë qetësinë e brendshme, të mos e tregojmë agresivitetin të cilin kohëve të fundit po e tregojnë të gjithë. Diçka e ka kapluar botën, rajonin, Europën, diçka e çuditshme po ndodh”, ka thënë ai duke shtuar se do të japim çdo gjë që të nxjerrim sa më shumë për Serbinë.