Para fillimit të seancës së jashtëzakonshme deputetët, përfaqësuesit e mediave dhe stafi i Kuvendit po i nënshtrohen kontrolleve mjekësore në hollin e Kuvendin e Kosovës, shkaku i coronavirusit.
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e paralajmëruar për orën 15:00, ende nuk ka filluar.
Deputetët që po futen në sallë, ndonëse disa pa maska, po iu matet temperatura për shkak të coronavirusit.
Po ashtu, në derën e sallës së Kuvendit janë vendosur edhe dezinfektues me bazë alkooli.
Në seancën e sotme Kuvendi do të bëjë Shqyrtimin e parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020″.
Kjo seancë po mbahet në kushte të jashtëzakonshme meqë në Kosovë dje u shënuar dy rastet e para te prekur me koronavirus, ndërsa sot u bë e ditur edhe për rastin e tretë.