4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Para një viti deputetja e VV’së kërkonte me ngulm rrymë: S’na intereson ne a ka prishje

Kosova përballet me probleme të furnizimit të energjisë elektrike sa herë vije sezoni i dimrit, për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të konsumit nga qytetarët. Problemit me furnizim herë pas here i shtohen edhe prishjet në blloqet e prodhimit në KEK dhe prishje të tjera në rrjet si pasojë e reshjeve, e që të njejtat çojnë edhe në reduktime disa orëshe.

Për një situatë të tillë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, kishte reaguar në nëntorin e vitit 2020 kur në krye të institucioneve ishte Avdullah Hoti.

Pacolli atë kohë kishte shprehur revoltën e saj me gjendjen e furnizimit me energji elektrike dhe kishte thënë se qytetarëve u duhet siguruar rryma dhe se “nuk na intereson ne a ka prishje”.

Deputetja Pacolli teksa fliste ne emër të qytetarëve, thoshte se e paguajnë rrymën dhe se s’iu intereson fare se si kompania e siguron atë.

“Ne paguajmë shërbimin ndërsa nuk na intereson fare se si kompania do ta sigurojë atë.Përsëri paska prishje. Përsëri me orë të tëra në këtë kohë të ftohtë mbesin pa rrymë e rrjedhimisht pa ngrohje e ujë qindra banorë banorë të Prishtinës. Në këtë kohë kur shumë banorë po kurohen nga Covid19 në banesat e tyre janë lënë pa rrymë e rrjedhimisht edhe pa ngrohje e pa ujë. Në shumicën e banesave kur nuk ka rrymë nuk ka as ngrohje e as ujë.

Kjo është e papranueshme KEDS po shkel të drejtat themelore të qytetarëve. Nuk na intereson ne a ka prishje. Ne paguajmë shërbimin ndërsa nuk na intereson fare se si kompania do ta sigurojë atë. Qytetarët duhet të furnizohen me rrymë.A u privatizua distribucioni i KEK-ut me premtimin se do të përmirësohet shërbimi? Ky nuk është shërbim por maltretim.

Secili qytetarë dhe të gjitha bizneset, që janë dëmtuar nga këto ndërpreje të gjata të rrymës, të deponojnë padi kundër KEDS. KEDS duhet të kompenzoj secilin për dëmet që i ka shkaktu secilit, bash secilit”, kishte shkruar Pacolli.

Situatë të ngjashme vendi është duke kaluar edhe në këtë dimër. Në disa vende, përfshirë edhe kryeqytetin, ka pasur ndërprerje të gjata të energjisë elektrike, ndërkohë sot shumë banorë të kryeqytetit kanë mbetur pa ngrohje nga Termokos-i, meqë një nga blloqet e KEK-ut ka rënë nga funksioni.

Nga KEDS kanë alarmuar për çmimin e lartë me të cilin Kosova është duke e improtuar rrymën për të plotësuar nevojat, derisa kanë treguar se rryma që shpenzohet nga qytetarët faturohet shumë më lirë. Nga KEDS kanë bërë thirrje për kursim, meqë s’mund të vazhdohet me një trend të tillë. Gjithashtu kanë kërkuar edhe shtrenjtim të rrymës për 7%. Kursim të rrymës kanë kërkuar edhe nga Qeveria.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img