Site icon PrishtinaPress

Para mesnatës u dëgjuan dy shpërthime në veri – s’ka dëme

Të enjten pak para mesnatës janë dëgjuar dy shpërthime në veri të Kosovës, mirëpo të dyja ato kanë kaluar pa shkaktuar dëme materiale.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Veton Elshani.

Ai tregon se njëri rast ka ndodhur në rrethinë të Zveçanit, ndërsa tjetri në Mitrovicë të Veriut.

“Kanë qenë dy detonime mbrëmë që kanë ndodhur, njëra në rrethinë të Zveçanit dhe tjetra në Mitrovicë të Veriut, por nuk ka dëme materiale ose të plagosur. Kanë mundur të jenë shokbomba ose mjete piroteknike”, ka sqaruar Elshani për Klankosova.tv.

Kujtojmë se gjendja në veri të Kosovës vazhdon të mbetet e tensionuar prej fundit të muajit maj, kur protestuesit serbë nuk i lejuan kryetarët e rinj të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq që t’i ushtrojnë detyrat e tyre në objektet komunale.

Exit mobile version