Naim Murseli, i arrestuar disa orë më parë nga Policia e Kosovës për rastin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Murselit, në postimin e tij të fundit shihet se kishte darkuar së bashku me Rita Orën dy ditë më parë, për festën e Flamurit.
Ndryshe, ai është arrestuar së bashku me Granit Plavën, i dyshuari tjetër për vrasjen e Liridona Murselit, ku sipas raportimeve nëpër media i njëjti ka deklaruar në Polici se është paguar nga Naim Murseli 30 mijë euro për ta kryer aktin.