Site icon PrishtinaPress

“Paqe” me socialistët, Abdixhiku dhe komplet Kryesia e LDK’së në takim me Edi Ramën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me kryesinë e partisë po qëndron në vizitë zyrtare në Tiranë. 

Ai bashkë me nënkryetarë të partisë dhe kryetarin e grupit parlamentar ka filluar takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. 

Tradicionalisht LDK-ja s’ka pasur marrëdhënie të mira me Partinë Socialiste të Shqipërisë. 

Që nga themelimi, LDK-ja ka qenë gjithmonë e afërt me PD-në e Sali Berishës.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Gjatë ditës do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj./kp/

Exit mobile version