Pothuajse është e kryer, Leart Paqarada do të luaj në Bundesliga. Mbrojtësi i majtë i Kosovës ka arritur marrëveshje me Koln.
Paqarada është në fund të kontratës te St. Pauli dhe Koln e ka shfrytëzuar këtë situatë duke e marrë pa asnjë cent kosovarin nga vera e ardhshme.
Llapjani do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2026 me skuadrën e Bundesligës.
Schalke 04 dhe Hertha BSC, Borussia Mönchengladbach ishin poashtu të interesuara për kosovarin, por që drejtori i Koln Christian Keller ka këmbëngulur për të./Prishtinapress/