-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Papadopoulou tregon sa akuza për krime lufte i ka ngritur EULEX-i

Shefja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou, ka thënë se ky mision ka punuar mirë dhe deri më tani ka ngritur 450 aktakuza për krime luftë.

Ajo në një intervistë për RTK, ka thënë se 38 raste kanë kaluar nëpër gjykata, kurse tani në gjykata janë 43 akuza, të cilat kanë të bëjnë me krime lufte.

“Nuk kanë shikuar përkatësinë etnike të rasteve, por faktet që janë ofruar, pasi EULEX nuk bënë dallime mes shqiptarëve dhe serbëve e të tjerëve, në trajtimin e rasteve”, thotë Papadopoulou.

Ajo shtoi se gjykatësit e EULEX-it, nuk mund të gjykojnë personat në mungesë, pasi këtë nuk e lejojnë ligjet e Kosovës.

“Personat në mungesë nuk kanë mundur të gjykohen në Kosovë. Nëse ligji nuk lejon që të dënohen, një person që nuk gjendet këtu, atëherë duhet ndryshuar këtë ligj”, tha shefja e EULEX-it.

Ajo, po ashtu gjatë intervistës ka bërë të ditur se mandati i EUELX-it dhe Gjykata Speciale në Hagë, kanë mandate të ndryshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img