Site icon PrishtinaPress

Papa i rrëfehet një besimtari: E pashë veten keq, përfundova në spital pa vetëdije

Papa Francesku e kaloi në mënyrë shumë të qetë fundjavën e Pashkës, por gjatë një telefonate me një besimtar tregoi diçka në lidhje me shëndetin e tij.

Ati i Shenjtë po i referohej sëmundjes së javëve të kaluara, në fund të marsit, ku qëndroi për disa ditë në spitalin Gemelli.

Gjatë telefonatës me Michele Ferri, Papa u shpreh se e kishte parë veten keq nga sëmundja dhe kishte përfunduar në spital pa vetëdije.

Papa Françesku i telefonoi Michele Ferrit për t’i uruar të hënën e Pashkëve dhe me atë rast i tregoi për gjendjen e tij shëndetësore. Kjo është telefonata e nëntëdhjetë e Papës me Ferrit, familja e tregtarit të vrarë në Pesaro më 3 qershor 2013 nga një punonjës i tij për qëllim grabitjeje.

Që nga ajo ngjarje tragjike mes Michele, vëllait të viktimës, dhe Papa Françeskut, është krijuar një miqësi e vërtetë.

 

Exit mobile version