Papa Françesku i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore, duke thënë se shumë prej tyre janë bërë viktima të një shfrytëzimi të tillë.
Ai tha gjithashtu se toleranca dhe vëllazëria janë të nevojshme kundër urrejtjes dhe luftës; se paqja ishte përgjegjësi e gjithë familjes njerëzore; se vëllazëria njerëzore është spiranca e shpëtimit të njerëzimit; dhe se “jeta ka një vlerë të pamasë, ndaj le të kapërcejmë vizionet ideologjike”, raporton agjencia italiane e lajmeve “Ansa”.
Papa Françesku poashtu u lut për viktimat e zjarreve në Kili. Pas zjarreve atje kanë vdekur të paktën 51 persona.