Papa Françesku ka reaguar për situatën ku ndodhet Shqipëria pas tërmetit.
Ai është shprehur se është pranë Shqipërisë që po vuan dhe lutet për viktima e të plagosurit.
Jam pranë Shqipërisë që vuan! I jam pranë popullit të dashur shqiptar që ka vuajtur shumë këto ditë. Jam pranë viktimave. Lutem për të vdekurit dhe të plagosurit dhe për familjet e tyre. Zoti bekoftë këtë popull që e dua aq shumë. Është i pari vend i Evropës që kam dashur të vizitoj”, ka thënë ai.
Aktualisht ka shkuar në 29 numri i viktimave nga tërmeti i një dite më parë dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë plagosur mbi 650 persona, ndërsa mbi 40 janë shpëtuar. /Ora News/