4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Papa Françesku: Kisha është e hapur edhe për homoseksualët dhe transeksualët

Papa Françesku ka folur sërish për çështjen e homoseksualitetit dhe pozicionin e Kishës, duke shpjeguar se kisha është e hapur për të gjithë, përfshirë homoseksualët dhe transeksualët.

“Ajo që nuk më pëlqen fare është se ne e shikojmë të ashtuquajturin mëkat të mishit siç është bërë prej kohësh në lidhje me urdhërimin e gjashtë. Ata janë njerëz që ndihen të refuzuar dhe është vërtet e vështirë për ta” thotë kreu i Vatikanit.

Në një intervistë të botuar në “La Repubblica”, Papa pohon se nuk ka frikë nga një shoqëri e seksualizuar.

“Nëse ke shfrytëzuar punëtorët, nëse ke gënjyer apo mashtruar, nuk ka rëndësi, dhe përkundrazi mëkatet poshtë belit qenkan kaq të rëndësishme? Kuptimi i njeriut ndryshon me kalimin e kohës dhe kështu thellohet edhe ndërgjegjja e njeriut. Në këtë rritje të të kuptuarit e ndihmojnë Kishën edhe shkencat e tjera dhe evolucioni i tyre. Unë nuk kam frikë nga një shoqëri e seksualizuar. Më frikëson se si kemi marrëdhënie me të, po. Kam frikë nga standardet e kësaj bote. Preferoj të përdor termin botërisht sesa seksualizues, sepse termi përfshin gjithçka”, shtoi Papa.

Ati i shenjtë flet edhe për një qëndrim reaksionar të fortë ndaj kishës katolike në SHBA dhe thotë se ideologjia po zëvendëson doktrinën.

“Kam verifikuar se në Shtetet e Bashkuara situata e Kishës Katolike nuk është e lehtë. Ekziston një qëndrim reaksionar shumë i fortë, i organizuar, i cili strukturon një ndjenjë përkatësie, duke përfshirë atë emocionale. Unë do të doja t’u kujtoja këtyre njerëzve se tërheqja është e padobishme dhe është e nevojshme të kuptojmë se ka një evolucion të saktë në kuptimin e çështjeve të besimit. dhe morale. Nëse zëvendësoni doktrinën me ideologjinë, ju humbni”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img