Autoriteti fetar i Vatikanit lëshoi një deklaratë politike të hënën duke lejuar klerin katolik të bekojë çiftet e pamartuara dhe homoseksuale.
Kjo, ishte tema e edicionit të sotëm të emisionit Info Magazine.
Lidhur me këtë, teologu Abdullah Klinaku, tha në Klan Kosova se Bashkësia Islame e Kosovës, është për mbrojtjen e familjes.
“Në kuptimin global, e shohim si një agjendë e cila është duke u zhvilluar, e cila synon cënimin e familjes”, tha Klinaku.
Ai theksoi se po ashtu edhe në rrafshin lokal, ka persona që janë të përkushtuar për mbrojtjen e familjes.
“Shoqëria jonë është tradicionale, që bën përpjekje për të ruajtur disa vlera bazike të familjes, e cila ruan natyrshmërinë dhe rrjedhën shoqërore”, tha Klinaku.