Site icon PrishtinaPress

Panucci: Kam fjetur pak, ja problemet që ka Shqipëria

Christian Panucci ka analizuar humbjen e Shqipërisë nga Norvegjia.

“Bëmë eksperimente, kishim shumë lojtrarë të rinj. Nga tani deri në qershor do të shohim nëse ndonjë i ri do të mund të jetë pjesë e Kombëtares.” Këto ishin fjalët e para të Christian Panuccit në konferencën për shtyp, një ditë pas humbjes 0-1 në miqësoren me Norvegjinë. Trajneri italian iu përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjitha pyetjeve të gazetarëve.

Çfarë ju mësoi kjo miqësore?

Kjo humbje më mësoi më shumë se fitorja në Turqi. Kuptuam shumë gjëra. Nuk më pëlqen të humbas, ashtu sikurse nuk u pëlqen futbollistëve. Kam fjetur pak pas kësaj humbjeje.

A e kaluan provën këta të rinj?

Nuk kam ngelur asnjë në klasë. Ramadani u shfaq në lartësinë e duhur, Bare bëri shumë mirë dhe më pëlqeu që u nxeh me futbollistin e Norvgjisë. Janë me shumë cilësi. Qaka ishte i emocionuar. E dija që do ta rrezikoja duke i aktivizuar të tre dhe me Ajetin dhe Mavrajn që po luajnë pak. I aktivizova me vetëdijë dhe dolën rreziqet që iu frikësova në fillim. Lika është një futbollist që punon shumë në stërvitje, e vlerësoj si element që mund të jetë pjesë e grupit.

A do të eksperimentojmë sërish në miqësoret e ardhshme?

Do të vijojmë të provojmë, do të luajmë futboll, sepse edhe ndaj Norvegjisë ishim më superiorë në qarkullimin e topit, por ata ishin më të organizuar dhe më konkretë. I kam disa ide, që do t’i shohim në Zvicër në miqësoret e ardhshme.

Strakosha u vu shumë në presion në lojën me këmbë…

Strakosha ka personalitetin për të luajur më këmbë. Në miqësoret e Zvicrës Strakosha dhe Berisha do të luajnë nga një ndeshje.

Çfarë do të bënit ndryshe?

Do të rrezikonim, sepse ishte miqësore. Po të ishte eliminatore nuk do të luanim në këtë mënyrë. Jo spese nuk mund të luajmë kështu. Nuk jam këtu për t’u shfajësuar, jam realist. Sigurisht që e ndiej gabimin dhe i marr përgjegjësitë. Futbollistët nuk po luajnë në skuadrat e tyre. Ajeti, Mavraj, Roshi pas dy muajve pushim sapo ka nisur sezonin. Vendosa të aktivizoj lojtarë të shkurtër përballë gjigantëve novergjezë.

Roshi dhe Mavraj mbanin shiritin e kapitenit, por në fushë nuk ishin liderë?

Kapiten do të jetë ai që ka më shumë ndeshje. Nuk është e thënë që lideri do ta mbajë medoemos shiritin. Me këtë rregull kam shmangur diskutimet.

A është e bashkuar skuadra, ndoshta ka përçarje?

Ata punojnë mirë dhe me shumë seriozitet, nuk kemi asnjë problem. Sigurisht që ata që nuk luajmë e kapin me trajnerin, kështu ndodh gjithmonë.

Cilët do të jenë kundërshtarët në miqësoret e Zvicrës?

Njëra është vendosur, presim vetëm zyrtarizimin nga Federata. Jemi në bisedime edhe për tjetrën.

Do të jetë grumbullim i gjatë? Keni frikë se pas përfundimit të sezonit lojtarët do të marrin pushimet?

8 ditë. Nëse ndonjë lojtar nuk do të vijë pas përfundimit të sezonit mund të dalë me mua në konferencë dhe ta thotë, por nuk besoj se do të ndodhë. Prania në kombëtare është krenaria më e madhe.

Abazaj nuk luajti, ndoshta duhet të ishte te Shpresat?

Kombëtarja është mbi të gjitha. Nuk kisha anësorë dhe grumbullova Abazajn. Nëse më mungojmë jam i detyruar t’i thërras. Abazaj po bënte mire në Superiore dhe mendova t’ia shpërblej. Në Turqi Ramadani ishte me Kombëtarn dhe shkoi me Shpresat. Jami gati ta ndihmoj Bushin sa here të kem mundësi.

Pse e aktvizuar Grezdën kur ishte i dëmtuar?

Grezda nuk ishte i dëmtuar, por nuk kishte luajtur shumë. Nëse do të kishte problem nuk do të luante. Në stërvitje mund ta marrësh ndonjë goditje, por je gati për luajtur. Falënderoj Berishën që u tregua profesionist, pati një problem në kofshë dhe ma tregoi. Nëse do të kishte probleme edhe Strakosha do të luante Hoxha.

Provuat disa skema me Norvegjinë…

Mund të luanim edhe dy ditë, por nuk do të shënonim, ishim shumë më poshtë fizikisht. Qarkullonim topin, por ata vendoseshin shumë mirë. Sadiku po mundohej të bënte mirë, por nuk ka luajtur prej kohësh, i vetmi që dha sinjale në aspektin fizik ishte Grezda. Kjo më shqetëson jo pak, sepse janë shumë lojtarë që nuk luajnë dhe janë në pozita të vështira me skuadrat e tyre në renditje. Nëse do të isha në vendin e tyre do të nxirrja maksumin nga krenaria.

A keni një plan B, pas këtyre probleme që thatë?

Nëse plani B është të thërras Kukelin, që nuk luan prej një muaji e gjysmë, apo Abrashin që është dëmtuar… Nuk kemi shumë alternativa. Dhe kur ke dyshen qendrore që luan pak… Mund të aktivizoja Cikalleshin, e njoh shumë mirë karakterin e tij. Ky është realiteti. Nëse do të jenë të gjithë mirë dhe do të kenë kondicionin që kishin në Turqi do të jemi skuadër shumë e fortë. Vetëm kur luan dhe ke rimtin e ndeshjeve zyrtare, ke nivelin e duhur.

Ju kanë akuzuar në Kosovë se jeni më më vogël se historia e Kosovës…

Mund t’iu them se kam qenë në një restorant me Zhegrovën, kur ishin edhe përfaqësuesit e Kosovës, nuk e di nëse kanë folur edhe ata. Unë pagova faturën time. Ne deshëm një lojtar që na tha po, shkoi te Kosova dhe i uroj suksese. Respekt maksimal për Kosovën, por çështja është e mbyllur.

Exit mobile version