Site icon PrishtinaPress

Pantoviq emërohet nënkryetare e Zveçanit

Gjatë ditës së sotme Slagjana Pantoviq është emëruar nënkryetare e Komunës së Zveçanit.

Kjo është bërë e ditur përmes një vendimi që është nënshkruar nga kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

Sipas vendimit Pantoviq do të ushtrojë detyrën deri në përfundim të mandatit të kryetarit.

Theksojmë se  Pantoviq ishte e vetmja nga komuniteti serb që garoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës më 23 prill.

Ajo garoi për kryetare të Zveçanit.

Exit mobile version