12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Pantina: Turpi e ka një emër, ai është Albin Kurti

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, e cila së fundmi ka aderuar në LDK, ka thënë se është e papranueshme deklarata e kryeministrit Albin Kurti, ku ai e kujton ish-politikanin e vrarë pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq.

Pantina ka thënë se lëvdata që ka bërë Kurti ndaj ish-politikanit serb, janë të turpshme, dhe se i njëjti është munduar të bëjë spastrime etnike ndaj shqiptarëve.

Pantina ka thënë se i ndjeri ishte dënuar për krime të shqiptarëve në vitin 2000.

“Secila vrasje që ka ndodhë në Kosovë, përfshirë edhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit duhet të zbardhen, dhe për këtë tashmë ka një proces gjyqësor që është duke u zhvilluar, por kjo absolut nuk e zhbën atë se çfarë Oliver Ivanoviq kishte bërë dhe për të cilën ishte dënuar. Pra ai i ka drejtuar grupin i cili është quajtur ‘rojet e urës’ dhe të cilët kanë vrarë më shumë se dhjetë persona civil shqiptarë të pjesës veriore”.

“Pra Ivanoviq nuk ka ndihmuar në krijimin e një Kosove multietnike, përkundrazi ai ka ndihmuar në spastrimin etnik të shqiptarëve, dhe lëvdata që kryeministri ia bëri atij në 5-vjetorin e vrasjes së tij, në gjuhën më të butë themi është turp, pra turpi sot e ka një emër ka një emër dhe për mua ai është Albin Kurti”, tha Pantina.

Kritika ka pasur edhe për kohën kur Kurti e përkujtoi Ivanoviqin. Pantina thotë se njëjtë nuk veproi edhe për ish-luftëtarët e UÇK-së të cilët vdiqën javën e kaluar.

“Në janar kanë ndodhur një varg vrasjesh në Kosovë. Përvjetori i Reçakut duke qenë ai më i rëndi por ka edhe njerëz tjerë që ishin vrarë edhe pas luftës e të cilat ende nuk janë zbardhur. Ishin dy ish-luftëtarë të UÇK-së që dy dite më herët e kishin përvjetorin dhe për të cilët kryeministri nuk e tha asnjë fjalë, nuk foli për veprat dhe punën e angazhimin që e kanë bërë në të mirë të Kosovës, dhe del pastaj një ditë pas masakrës së Reçakut thurë vargje për Oliver Ivanoviqin”, u shpreh ajo.

Ish-deputetja e VV-së, thotë se qëndrim të kundërt kishte Kurti sa ishte në opozitë. Madje, ia përmend edhe kritikat që i kishin adresuar në momentin kur ishte dënuar Ivanoviqi.

“Kjo e bënë edhe më të rëndë dhe më të pakuptueshme këtë deklaratë të Kurtit. Momentin që u ulë në karrigen e kryeministrit siç duket i ka harruar të gjitha ato çfarë kanë ndodhur më herët dhe tani po mundohet me veprime për mendimin tim perfide, të përfitojë zemrat e qytetarëve serb”, u shpreh Pantina, teksa shtoi se Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar së bashku me kryeministrin Albin Kurti./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img