1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Pantina thotë se RTK duhet të ndal dezinformatat

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka akuzuar Radio Televizionin e Kosovës, për dezinformata.

Ky medium ditë më parë ka raportuar një lajm për ndarjen e deputetëve të VV-së edhe në Kuvend, pas përplasjes brenda në parti.

Por, Pantina ndonëse nuk ka përmendur këtë artikull ka thënë se kur lajme të tilla publikohen në mediumin publik, atëherë kjo nuk është lëshim teknik i gazetarit apo redaktorit, por është problem i mediumit.

“Publikimi i lajmeve të pavërteta e të pakonfirmuara tashmë është bërë një përditshmëri në mediet tona e në veçanti ato online. Por kur lajme të tilla publikon që keq informojnë e besa edhe e dezinformojnë publikun publikohen nga mediumi i vetëm publik në vend, pra Radio Televizioni I Kosovës, kjo nuk është më thjesht një “lëshim” apo “gabim teknik” i një gazetari apo redaktori. Ky është një problem institucional ( RTK çdo vit merr më shumë se 10 milion nga taksat tona) e që duhet adresuar në mënyra institucionale”, ka shkruar Pantina në facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img