0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Pantina: Duhet Komision hetimor për keqpërdorimet e RTK-së

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina ka thënë se RTK është bërë shembull i keq i keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të taksave të taksapaguesve të Kosovës, si dhe i keqpërdorimit të hapësirës mediale publike për interesa të ngushta personale e klanore.
Ajo tha se Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje kërkon shkarkimin e menjëhershëm të bordit dhe menaxhmentit të RTK-së, e po ashtu krijimin e një Komisioni hetimor parlamentar që do të hidhte dritë mbi të gjitha keqpërdorimet që i janë bërë këtij institucioni.
“Përkundër faktit që RTK merr nga buxheti i Kosovës rreth 10 milionë euro çdo vit, asnjeherë nuk ka raportuar se si i ka shpenzuar këto para. Përkundër buxhetit të madh, ky institucion është i mbytur në borxhe. Borxhi i RTK-së, tashmë ka arritur në 7 milionë euro. Për më keq, askush nuk ka dhënë përgjegjësi për këtë keqmenaxhim shkatërrues në këtë institucion”, tha deputetja Pantina, duke shtuar se vetëm muajin e fundit RTK-së i janë marrë nga llogaria 160.000 euro nga përmbaruesit privatë.

Më tej, ajo  deklaroi se përkundër që borxhi i RTK-së po rritet, vazhdon mbipunësimi në këtë institucion publik.
Sipas të dhënave, numri i njerëzve që marrin paga nga RTK kap shifrën 950, ku në mesin e tyre njerëz të pushtetit, familjarë e bashkëpartiakë.
“Në mesin e këtyre njerëzve që marrin paga nga RTK është edhe bashkëshortja e kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, e cila është e angazhuar si lektore tek emisioni ‘Vikendi’, dhe për këtë paguhet hiç më pak se 1000 euro në muaj. Dhe më siguri kjo është lektorja më e paguar jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”, deklaroi Pantina.
Pantina tha se përkundër numrit të madh të punëtorëve, RTK nuk prodhon emisione, por shpenzon shuma të majme në blerjen e tyre, duke përmendur emisionin ‘Vikendi’ dhe ‘Super Sfida’, të cilët i kushtojnë taksapaguesve 280.000 euro në vit.

“E përveç kësaj, RTK ka filluar edhe blerjen e kronikave të lajmeve, gjë e cila është shkelje e ligjit. Si dhe ka përmendur shembuj të nepotizmit, siç është rasti me punësimin e vajzës së deputetes nga PDK, Xhevahire Izmarku, si përkthyese, dhe vëllait të deputetes tjetër, Blerta Deliu në prokurim”, tha Pantina.
Ajo ka folur edhe për politikat editoriale të këtij medium, që sipas saj, janë kryefund në shërbim të pushtetit, përkatësisht Kadri Veselit.
“Brenda një dite ta zënë nga 13 lajme të publikuara në webfaqen e televizionit publik, 11 nga to janë për PDK e 9 prej tyre vetëm për Kadri Veselin. Cilido monitorues profesionistë që do të raportonte për veprimtarinë e RTK-së do të pyeste me të drejtë se a është Radio Televizion i Kosovës apo Radio Televizioni i Kadriut”, potencoi Pantina.
Ajo ka përmendur edhe sulmet e kërcënimet që ia bën RTK pjesëtarëve të Sindikatës së punëtorëve sa herë ata denoncojnë keqpërdorimet.
“E po ashtu edhe afërsinë e menaxhmentit të RTK-së me klanin Pronto, që shihet përmes takimeve të dokumentuara me fotografi, ku planifikojnë e organizojnë fushatën propagandistieke për këta të fundit. Radio Televizioni i Kosovës duhet t’i kthehet punëtorëve  profesionistë, të ndershëm, e të pakompromistë, për të menaxhuar me të duke iu kthyer në këtë mënyrë atyre që u takon vërtetë, qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img