Dridhjet e tokës sonte kanë shqetësuar sonte banorët e disa qyteteve në Kosovë.
Nga paniku i krijuar, si pasojë e dridhjeve të tokës, banorët e një ndërtese të lartë në Pejë, kanë braktisur banesat dhe kanë dalë jashtë objektit, raporton Telegrafi.
Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në Bosnje e Hercegovinë, është ndier pothuaj në të gjitha qytetet e Kosovës. /Telegrafi/