Site icon PrishtinaPress

Panik te qytetarët, dalin pamjet nga tërmeti i fortë në Turqi

Turqia qendrore u trondit mëngjesin e sotëm nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 Rihter, duke shkaktuar panik te qytetarët e Adanas.

Mediet vendase kanë publikuar pamje nga momenti i tërmetit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Kozan, rreth 64 kilometra nga qyteti i Adanas.

Autoritetet nuk kanë raportuar për të plagosur apo shtëpi të dëmtuara.

Sakaq lëkundjet sizmike kanë sjellë në vëmendjen e qytetarëve turq tragjedinë e tërmetin e shkurtit që shkaktoi mijëra të vdekur. Nga tërmeti i shkurtit humbën jetën më shumë se 50.000 persona dhe dhjetëra mijëra ndërtesa janë shkatërruar.

 

Exit mobile version