0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Pandeli Majko reagon pas deklaratës së Vuçiqit: Konfliktit do t’i dihet fillimi por jo edhe fundi!

Ministri i Shtetit për Diasporën në qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ku tërheq një paralele mes Nagorno-Karabakut me Kosovën.

Majko këtë deklarim të Presidentit të Serbisë e quan të papërgjegjshëm.

“Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vucic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë” (!)”, shkruan ish-kryeministri shqiptar i viteve të luftës së fundit të Kosovës.

“Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit europian”, shton më tutje Majko duke dhënë edhe një paralajmërim për siç thotë ai “mendjet e ftohta logjistike në Serbi”.

“Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi!”, përfundon Majko në shënimin e tij në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img