4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Panairin “Gratë në biznes” e vizitoi Ministri i Financave

Ministri i Financave, Avdullah Hoti i shoqëruar nga Drejtori i përgjithshëm i KIESA-s, Besian Mustafa, sot ka vizituar Panairin “Gratë në Biznes”, i cili është hapur me 26 korrik 2016 në Prishtinë.
Gjatë vizitës z.Hoti u njoh për së afërmi me veprimtarinë që ushtrojnë biznest pjesëmarrëse në këtë panair. Ai po ashtu u njoftua rreth problemeve, kërkesave që ato hasin gjatë aktivitetit të tyre.
Ndërsa, drejtori i KIESA-s z. Mustafa gjatë bisedës me bizneset pjesëmarrëse i inkurajoj ato që të vazhdojnë prodhimin e produkteteve të tyre të ngrisin kapacitetet me qëllim që të arrijnë plasimin e tyre edhe jashtë vendit. Ai po ashtu i informoj se MTI/KIESA do të vazhdojë të mbështesë ndërmarrësinë dhe promovojë bizneset kosovare brenda dhe jashtë vendit.
Në këtë panair i cili është organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në bashkëpunim me OJQ “Gratë në Biznes”, po marrin pjesë rreth 60 biznese e OJQ që udhëhiqen nga femrat të cilat njëherësh po i promovojnë dhe po i shesin produktet e tyre artizanale, të tekstilit, të bujqësisë e të ushqimit tradicional.
MTI/KIESA, organizon çdo vit panair të kësaj fushe përmes së cilit, synohet promovimi sa më i mirë i veprimtarisë ndërmarrëse te gratë e të gjitha komuniteteve, integrimi i tyre në shoqëri si dhe inkurajimi e grave tjera për t’u futur në aktivitete biznesore.
Panairi “Gratë në biznes”, mbyllet sot.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img