Në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut personalitete të larta ishin prezent ku edhe bënë homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Masakra e Reçakut”.
Në mesin e politikanëve nga Kosova dhe Shqipëria, prezent ishte edhe ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker.
Pas homazheve, në rrjetet sociale qarkulloi një video ku dukej sikur ambasadori Walker për në një moment hezitoi t’ia zgjaste dorën, presidentit Hashim Thaçi në një resaturant.
Në një video të re shihet se ambasadori William Walker përveçse ia zgjatë dorën, ai edhe e përqafon presidentin Hashim Thaçi. /Telegrafi/