Site icon PrishtinaPress

Pamje të rënda nga aksidenti fatal në Fushë Kosovë, ku vdiq një shtetase siriane

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Harilaq të Fushë Kosovës, pasi i njëjti ka goditur me veturë një këmbësore, duke e lënë të vdekur në vend. Viktima ka qenë shtetase siriane.

Pamjet nga ky aksident janë publikuar në media. Në videon e publikuar shihet viktima duke kaluar rrugën dhe në atë moment vjen një veturë me shpejtësi të madhe dhe e godet për vdekje.

https://www.prishtinapress.net/wp-content/uploads/2022/03/final_622c6c08afe9e7009269f067_329628.mp4

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Fsh. Harilaq, Fushë Kosovë 11.03.2022 – 17:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me veturë ka goditur këmbësoren, femër shtetase siriane. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe një ekip mjekësor. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Exit mobile version