Një luan i lodhur dhe i uritur në një kopsht zoologjik në Kinë ka ngjallur reagime të shumta në mediat online.
Siç shkroi DailyMail të enjten, luani u filmua në kopshtin “Jinniu Lake Safari”, ku kafsha nga kequshqyerja u tha se mbeti në atë gjendje, pa kujdes të duhur nga stafi.
Komentuesit kanë kritikuar pronarët e kopshtit zoologjik, ndërsa nga kopshti kinez s’është dhënë asnjë sqarim për rastin.
Ky kopsht është i njohur në Kinë nga shumë turistë.