Fabio Grosso ka mbetur i gjakosur pasi tifozët e Marseille hodhën gurë në autobusin e ekipit të Lyonit, teksa thyen xhamat e tij.
Italiani u pa me kokën dhe njërin sy të fashuar, pasi mori lëndime nga ky sulm i tifozëve.
Derbi mes Marseille dhe Lyonit është i paraparë që të zhvillohet nga ora 20:45, por mbetet të shihet nëse kjo ndeshje do të zhvillohet pas këtij sulmi.
Një vendim zyrtar ende nuk dhënë nga klubet, as nga Ligue 1.