-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pamje të rënda, babë e bir rrihen brutalisht nga pjesëtari i Policisë së Kosovës dhe djali i tij

Urim e Arian Dobruna, babë e bir, janë rrahur brutalisht mbrëmjen e 22 majit në lokalin e tyre në Gjakovë.

Problemet mes familjeve Dobruna e Pepaj, herën e fundit përfunduan me rrahje e lëndime serioze.

Kallxo ka publikuar pamje të mbrëmjes së 22 majit të këtij viti, në të cilat shihet se fillimisht Urim Dobruna kishte dalë nga lokali dhe shihet deri sa sulmohet nga Shelbim Pepaj.

Dobruna kthehet brenda lokalit dhe pas pak sekondash shihet Arian Dobruna, djali i Urimit, deri sa del e më pas shihen Pashuk Pepaj, pjesëtar i Policisë së Kosovës si staf civil, jashtë detyrës zyrtare dhe djali i tij, Shelbim Pepaj, derisa nisin ta sulmojnë edhe këtë të dytin.

Rrahje me shqelma, grushte, goditje të forta në kokë, gjakosje, shihen në pamjet që po transmetohen në “Kallxo Përnime”, pamje këto të cilat disa janë censuruar për shkak të ndjeshmërisë dhe plagëve që kanë marrë viktimat.

Në pamje gjithashtu shihet se goditjet e djalit të Pashuk Pepajt, Shelbimit, në drejtim të Arian Dobrunës nuk ndalen në asnjë sekond.

E gjithë situata ndodh në vetëm pak minuta deri sa mes këtyre dy familjeve hyn një qytetar.

Aty shihet edhe bashkëshortja e Pashuk Pepajt, Violetë Pepaj, për të cilën Arian Dobruna thotë se e ka raportuar në Polici muaj më parë për sulm fizik.

Pamjet tashmë i posedon edhe Prokuroria e Gjakovës, ndërsa rasti është iniciuar edhe në Polici edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës.

Këta të fundit kanë thënë se Pashuk Pepaj së bashku me djalin e tij janë arrestuar ndërsa Gjykata ndaj të njëjtëve ka caktuar fillimisht masën e paraburgimit.

Disa ditë pas paraburgimit, Prokuroria në Gjakovë kishte kërkuar që kjo masë t’i zëvendësohej dhe Pashuk e Shelbim Pepaj të dërgohen në arrest shtëpiak.

Arian Dobruna ka thënë se nuk dinë asgjë për masat e personave që po dyshohen dhe janë prangosur për sulmin brutal ndaj tij dhe babait të tij Urimit.

Pashuk e Shelbim Pepaj po mbajnë masën e arrestit shtëpiak në banesën të cilën e kishin blerë nga Arian Dobruna e që është ngjitur me lokalin ne të cilin ndodhi sulmi i 22 majit

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img