7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Pamje të reja të sherrit në kuvend: Fërkime mes Elmi Reçicës e Gani Krasniqit

Rrahja në Kuvend mes pushtetit dhe deputetëve të PDK-së po dominon aktualisht temat në opinionin publik. Pamje nga një kënd tjetër ka paraqitur portali EkonomiaOnline

Aty vërehet se si deputeti i PDK-së Rashit Qalaj donte t’i bashkohej përleshjes por u qetësua e u ndal nga deputetët e VV-së, Ardian Gola e Salih Zyba.

Ndërkohë, menjëherë më pas kemi edhe një tjetër pamje të re ku shihet deputeti më i moshuar i Kuvendit, Jahja Kokaj, duke e qetësuar një ndër protagonistët kryesorë të rrahjes, Mërgim Lushtakun.

Lushtaku e qëlloi me ujë kryeministrin Albin Kurti, për t’u qëlluar sekonda më pas me shishe nga zv/kryeministri Besnik Bislimi.

Nga këto pamje vërehet edhe një fërkim mes Gani Krasniqit të VV-së dhe Elmi Reçicës së PDK-së. Të dy ishin pjesë e UÇK-së në kohën e luftës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img