Avokati serb Cedomir Stojkoviq ka publikuar pamje të reja të politikanit Nikola Sanduloviq, i cili është arrestuar dhe pastaj është rrahur brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari.
Sipas tij, video është bërë menjëherë pas momentit kur gjendja shëndetësore e Nikola Sanduloviqit është përkeqësuar pas rrahjeve që mori nga BIA.
“Video nga Qendra Emergjente e spitalit të Beogradit në Burgun Qendror, me urdhër të prokurorit publik të Nishit, në momentin kur jeta e Nikolës është në rrezik. Ai përfundoi në spital në këtë gjendje të keqe, sepse pjesëtarët e sigurimit serb e kishin rrahur dy ditë më parë në ndërtesën e BIA-s për të njëjtën arsye, sepse vendosi lule mbi varret e shqiptarëve në Kosovë”, tha ai.