Sërish publikohen pamje të reja të bombardimeve amerikane që kanë filluar në mëngjesin e së premtes kundër Sirisë, gjegjësisht kundër regjimit të Assadit në Siri
Këto janë pamjet që po qarkullojnë me mediat kryesore, shkruan Express.
Presidenti i SHBA’së, Donald Trump ka dhënë urdhër për bombardimin e bazave ushtarake në Siri, duke lëshuar kështu 59 raketa të tipit Tomahowk.
Këtë vendim, Trump e mori pasi ushtria siriane kishte sulmuar me armë kimike civilët e asaj zone, dhe si rezultat i kësaj qindra persona, përfshirë edhe fëmijë mbetën të vrarë.