Një portal lokal nga Suhareka “Suhareka Online” ka publikuar pamje të reja në ngjarjen tejet të rëndë ku katër persona të armatosur rëndë kanë grabitur një argjendari në Suharekë; e ku nga të shtënat me armë zjarri kanë plagosur një zyrtar policor.
Një grabitje e rëndë ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në një argjendari në komunën e Suharekës. Një videon që ka siguruar gazeta Nacionale, shihen katër persona të armatosur duke e grabitur argjendarinë. Grabitësit shihen të maskuar, derisa në duar mbanin armë të gjata.
Lidhur me rastin, drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija, ka thënë për Kallxo.com se Policia ka bërë aktivizimin e ‘unazës së çeliktë’ përmes krijimit të disa pikave të kontrollit në lokacionet ku mund të jenë drejtuar grabitësit.
“Është aktivizuar ‘unaza e çeliktë’ në bazë të informacioneve që janë për veturën e dyshimtë. Janë krijuar disa pika kontrolli në vendet nga mund të ketë shkuar vetura e dyshuar, edhe një veturë është dëmtuar e Policisë nga gjuajtjet me armë që kanë bërë”- tha drejtori i Policisë në Prizren, Faton Alija,