Site icon PrishtinaPress

Pamje të dy shpërthimeve të mbrëmshme në Bagdad, raketat bien në “Zonën e Gjelbër”

Dy shpërthime të fuqishme kanë shqetësuar banorët e kryeqytetit irakian, Bagdad gjatë natës së mbrëmshme.

Siç raportojnë mediat botërore, dy shpërthimet kanë ndodhur në Bagdad, ku më pas autoritetet e sigurisë kanë lëshuar sirenat që paralajmërojnë për rrezik.

Sipas informatave të para të konfirmuara nga ushtria irakiane, bëhet fjalë për dy raketa të tipit “Kaçusha” që kanë rënë brenda “Zonës së Gjelbër”, në të cilën gjendet edhe ambasada amerikane.

Reuters raporton se nga këto shpërthime nuk ka pasur viktima e as të lënduar, ndërkaq një video amatore shfaq momentin kur raketat bien në “Zonën e Gjelbër” duke shkaktuar shpërthime shumë të fuqishme.

https://twitter.com/ISCResearch/status/1215031681528274944

 

Exit mobile version