2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Pamje të drogës që dyshohet se ka origjinë nga Shqipëria, këtë vend kishte destinim

Policia e Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme pas një operacioni të zhvilluar mbrëmë në Konushefc të Podujevës.

Drejtori i Drejtorisë së Narkotikëve, Major Reshat Murseli, tha në konferencë se aksioni është koduar me emrin Kamera”, teksa i njëjti aksion është zhvilluar pas hetimeve të ndërmarra disa muaj, i koordinuar me Prokurorinë e Prizrenit dhe me Prokurorinë e Prishtinës.

Në këtë fshat është arrestuar një i dyshuar me inicialet F.M., i moshës 55 vjeç, teksa dyshohet se shtëpia u përdor si depo për narkotikët.

Pas këtij aksioni, në konferencën e jashtëzakonshme të policisë u tha se është kontrolluar edhe shtëpia e  M.Q, në fshatin Brodesanë të Dragashit, por buk është gjetur asgjë e dyshuar.

Ndërsa, i arrestuari është ndaluar për 48 orë. Gjithashtu në kërkim janë edhe tre të dyshuar të tjerë të cilët tashmë janë identifikuar nga policia.

“Edhe të tre të dyshuarve të tjerë të njohu për policinë ndodhen në arrati, që dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit kriminal”, tha policia,

Përveç 91 kg drogë të llojit marihuanë, në Konushefc janë konfiskuar edhe një veturë Audi me targa të Gjermanisë, një veturë Glof 4 me targa të Austrisë, dy vetura tjera dhe para me vlerë mbi 650 euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img