“Ja si sillet roja bregdetare e Libisë gjatë ndalimit të një varke. Persona në vështirësi rrihen dhe detyrohen të kthehen nga ferri nga i cili janë larguar”, shkruhet në postimin përkrah videos.
Videoja është filmuar nga ekuipazhi i anijes SeaWatch 4 dhe së bashku me fakte e prova të tjera do t’i dorëzohet autoriteteve ndërkombëtare.