Policia e Kosovës ka konfirmuar se ende nuk ka asnjë të dyshuar për rastin e tentim-grabitjes në Prizren.
Gjatë mbrëmjes së kaluar, dy qytetarë u plagosën gjatë një tentim-grabitje në një argjendari në Prizren.
Të njëjtit nuk kanë arritur që të kryejnë grabitjen dhe pas një përleshjeje kanë arritur që t’i plagosin dy viktima. Të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, i cili është aksidentuar, më pas i është vënë zjarri dhe është ndalur në mënyrë të dhunshme nga ky grup një automjet tjetër, dhe nga ai automjet janë larguar në drejtim të panjohur.
Pamjet e kësaj ngjarje si në filma i ka siguruar Gazeta Sinjali dhe ju sjellë më poshtë momentin dramatik kur të dyshuarit tentojnë të grabisin argjendarinë.