Kadri Rahimaj është kryetar i Kamenicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e udhëheq Albin Kurti, që është kryeminsitër i Kosovës.
Në LVV ekziston kulti i personalitetit i Kurtit, i cili pothuajse asnjëherë nuk është përballur me kundërshtime të ashpra për lidershipin e partisë.
E Rahimaj duket se ka dashuri të madhe për liderin e tij në parti.
Kjo pasi, ai në zyrën e tij mban një fotografi të Kurtit. Dhe jo çfarëdo fotografie, pasi duket se Rahimaj e ka përzgjedhur me kujdes fotografinë. Në fotografinë, që shihet prapa shpinës së Rahimajt, Kurti krahasohet me një luan.
Ndonëse njihet si “pishmanli”, Rahimaj është i vetëndosur në “adhurimin” e tij ndaj liderit të partisë, pasi ai i duket si një luan.
Në fakt, kjo është fotografia të cilën e mban në zyrë Rahimaj.
Më 15 prill të këtij viti, në mënyrë krejtësisht të pakuptueshme, Kamenica vendosi që t’i pezullonte të gjitha shërbimet komunale. Pra, s’do të kishte kurrfarë shërbimi për qytetarët e Kamenicës.
“Ndoshta kur u kujtuan që komuna s’kishte kuptim pa shërbimet që iu ofroheshin qytetarëve – më 4 maj ose gati tri javë pas atij vendimi – vendimi fatmirësisht do të shfuqizohej.”