-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Pamje qesharake, kryetari i Kamenicës e vendos në zyrë foton e Kurtit si luan

Kadri Rahimaj është kryetar i Kamenicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e udhëheq Albin Kurti, që është kryeminsitër i Kosovës.

Në LVV ekziston kulti i personalitetit i Kurtit, i cili pothuajse asnjëherë nuk është përballur me kundërshtime të ashpra për lidershipin e partisë.

E  Rahimaj duket se ka dashuri të madhe për liderin e tij në parti.

Kjo pasi, ai në zyrën e tij mban një fotografi të Kurtit. Dhe jo çfarëdo fotografie, pasi duket se Rahimaj e ka përzgjedhur me kujdes fotografinë. Në fotografinë, që shihet prapa shpinës së Rahimajt, Kurti krahasohet me një luan.

Ndonëse njihet si “pishmanli”, Rahimaj është i vetëndosur në “adhurimin” e tij ndaj liderit të partisë, pasi ai i duket si një luan.

Në fakt, kjo është fotografia të cilën e mban në zyrë Rahimaj.

 

1 / 1

 

Më 15 prill të këtij viti, në mënyrë krejtësisht të pakuptueshme, Kamenica vendosi që t’i pezullonte të gjitha shërbimet komunale. Pra, s’do të kishte kurrfarë shërbimi për qytetarët e Kamenicës.

“Ndoshta kur u kujtuan që komuna s’kishte kuptim pa shërbimet që iu ofroheshin qytetarëve – më 4 maj ose gati tri javë pas atij vendimi – vendimi fatmirësisht do të shfuqizohej.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img