Dy video në të cilat shihen raketat Tomahawk duke u nisur nga Mesdheu kundër forcave ushtarake siriane Shayrat të premten janë publikuar nga marina amerikane dhe Instituti Detar i SHBA-ve në kanalet e tyre në YouTube.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar një ofensivë ajrore ndaj Sirisë, ku si objektiv i sulmeve ishte aeroporti ushtarak sirian “Al-Shayrat”.
Bëhet e ditur fillimisht se marina amerikane e Mesdheut ka goditur 56 herë, me raketa “Tomahawk”, në aeroportin ushtarak dhe zonën ku u përdorën armët kimike.
Thuhet se sulmi filloi në orën 04:40 të mëngjesit të së premtes, sipas orës siriane.
Zyrtarët konfirmojnë se në këtë ofensivë nuk është përfshirë akoma asnjë aeroplan luftarak, por është goditur vetëm me raketa.