Barrikada, e cila ndodhej dy kilometra larg pikës kufitare në Merdar, në territorin e Serbisë, është hequr mëngjesin e së enjtes.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se kjo pikë kufitare i është kthyer normalitetit të plotë.
“Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, ka njoftuar policia.
Në orët e vona të mbrëmjes së datës 27.12.2022, nga persona të dyshuar është bllokuar rruga në territorin e Serbisë që e lidhë me Republikën e Kosovës.
Bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim, kishte njoftuar policia.
Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave./Prishtinapress/