Site icon PrishtinaPress

Pamje nga zjarri në afërsi të aeroportit, krejt objekti u bë shkrumb e hi

Një biznes në Sllatinë, në afërsi të aeroportit të Prishtinës është përfshirë mbrëmë nga zjarri.

Si shkak i një zjarri të madh, biznesi i njohur si “Go Karting” është bërë shkrumb e hi.

Zjarri ka arritur të shkatërrojë çdo gjë që gjendej aty.

Në lidhje me këtë incident është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti bëri të ditur se si shkak i zjarrit është lënduar një person.

Përpos kësaj nga zjarri u dëmtuan edhe 20 vetura, të cilat ishin të parkuara në afërsi të biznesit.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërsa hetuesit policor po kryejnë hetimet rreth rastit.

“Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka njoftuar Ahmeti.

Pamjet e këtij vendi tregojnë qartë se ky biznes është shkatërruar totalisht në kohën kur po “lulëzonte” sa i përket punës dhe zhvillimi.

Nuk dihet ende se si ka ardhur deri tek ky zjarr, por duhet përkujtuar që së fundi zjarre të shumta ka anembanë vendit – e shumë prej tyre si shkak i temperaturave të larta e të papërballueshme.

Exit mobile version