Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë disa ditë më parë.
Çifti e kanë organizuar dasmën në Toskana të Italisë mes miqsh dhe familjarësh të rrethit të ngushtë.
Ndonse ceremonia u zhvillua në kishën e veçantë pa tavan Abbey of San Galgano, ndërkohë që festa u mbajt në një nga vilat e famshme të Toskanës, e cila quhet Tenuta Larnianone.
E vendosur pak jashtë Sienës, Tenuta Larnianone është një pronë familjare e cila ka prodhuar verë të mirë dhe ullinj që nga viti 1939 dhe përmban një sërë vilash të bukura.
